1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

World Tribune: Pozita gjeografike e Egjiptit, e vë në konkurrencë mes Kinës dhe Amerikës

Më të lexuarat

Gazeta amerikane World Tribune, në një raport të saj në faqen elektronike, citon se pozita gjeografike e Egjiptit në rajonin e Lindjes së Mesme, e vë atë në konkurrencë mes Kinës e cila synon thellimin e ndikimit të saj në LM dhe Amerikës e cila synon të ruajë pozitat e saj.

Sipas gazetës, vetë vizita e fundit e presidentit egjiptian në Kinë, ishte një mesazh për Uashingtonin se Egjipti po kërkon aleatë të rinj. Gjithashtu, vizita në Iran për të marrë pjesë në konferencën e vendeve të paangazhuara, ishte një tregues se Egjipti është gati për tu faktorizuar për vendosjen e ekuilibrave mes fuqive rivale, në Lindje të Mesme. Kjo ishte hera e parë që një president egjiptian viziton Teheranin që nga revolucioni islamik në 1979.
Kina po bën çmos për forcimin e marrëdhënieve me qeverinë egjiptiane të re, si një mjet për forcimin e stabilitetit gjeopolitik. Kështu, do të mund tu jepet fund konflikteve të cilat ndikojnë në destabilitetin e rajonit. Njëkohësisht, Pekini po orvatet të përmbushë ambiciet e tij politike, ushtarake dhe ekonomike në rajon. /A.online/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit