1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Windows XP ne rritje

Më të lexuarat

Windows XP është ende bindshëm sistemi udhëheqës operativ për kompjuterët e tavolinës, ndërsa gjatë marsit ai madje rriti avantazhin.

Në të vërtetë, sipas statistikës së kompanisë Net Applications, posedimi i Windows XP gjatë marsit u rrit nga 45.39 në 46.86% në krahasim me një muaj më herët, derisa konkurrenti i tij kryesorë, Windows 7, ra nga 38.12% gjatë shkurtit në 37.53% gjatë marsit. Edhe pse shikuar në afat të gjatë Windows 7 ka trendin e rritjes, e Windows XP atë të rënies, këto anomali të kohëpaskohshme statistikore tregojnë se do të kalojë edhe shumë kohë para se Windows XP të humb pozitën udhëheqëse në treg.

Përkundër të gjitha orvatjeve të Microsoftit që të bind shfrytëzuesit se ka ardhur koha që të kalojnë në sistemin e ri operativ, shfrytëzuesit ende shumë ngadalë po kalojnë në Windows 7 duke pasur parasysh se Windows XP u ofron një ambient të njohur i cili përmbush nevojat e tyre. Natyrisht, pritet që situata të ndryshoj pasi që Microsoft në tërësi të ndërpres përkrahjen për Windows XP në prill të vitit 2014. /Telegrafi/kohaislme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit