Microsoft ka njoftuar për një çmim interesant rreth azhurnimit në Windows 8. Kushdo që posedon njërin prej sistemeve operative XP, Vista apo Windows 7, mund t’i azhurnoj ato në Windows 8 për vetëm 40 dollarë, çmim ky që e bënë Windows-in më të lirë ndonjëherë.
Pas së gjithash, shitja e sistemit operativ është një biznes i frytshëm, por shumë biznese dhe përdorues privat sapo e kanë azhurnuar sistemin e tyre në Wndows 7, dhe shumë të tjerë po punojnë ende në Windows XP. Kostoja e azhurnimit mund të jetë një pengesë kyçe nëqoftëse Microsoft nuk kap një audiencë të madhe për Windows 8.
Po nëse Microsoft ofron një “aminsti”, për gjithë përdoruesit e vet, kjo mund të nxisë shitjet që i duhen Windows 8 të bëhet sistemi operativ më popullor. Veçanërisht, ky është versioni Pro, jo ai i liri RT që është i dizajnuar kryesisht për tabletët.
Blerja e Windows 8 është shumë e lehtë, ju vetëm duhet të shkoni në Windows.com, paguani 40 dollarë, dhe Microsoft menjëherë do t’ju dërgoj instalimin e sistemit operativ.
Nëse kërkoni DVD, ju mund ta shkruani vet ose të paguani një shtesë prej 30 dollarësh për një kopje në dyqanin përkatës. Oferta vazhdon deri më 31 janar 2013, andaj keni mjaft kohë në dispozicion për të vendosur. (PCWorld Albanian).kohaislame