1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Windows 8 dhe Surface, rrisin perceptimin e konsumatorit për Microsoft

Më të lexuarat

Në vijim të ciklit të lançimit për sistemin e ri Windows, rilançimin e Windows Phone, Surface si dhe prezantimin e një sërë mjetesh për zhvilluesit dhe softuerëve për ndërmarrje, Microsoft-i është më tepër se kurrë në vëmendjen e konsumatorëve.
Sondazhet e YouGov gjurmuan atë që quhet “consumer perception”, pra mënyrën se si konsumatorët e konceptojnë produktin dhe se si krijojnë idetë apo opinionet e tyre mbi të.
Kjo statistikë vjen nga pyetja, “Nëse keni dëgjuar diçka mbi këtë markë në dy javët e fundit, përmes reklamave, lajmeve apo fjalëve, a ishte ajo diçka pozitive apo negative?” Përgjigjet kthehen në një “Buzz Score”.
E gjitha kjo mund të duket pak e ngatërruar me matematikën, por YouGov është renditur e dyta në listën e sondazheve më të sakta në zgjedhjet e 2012-s në SHBA, duke kaluar NYTimes, Wall Street Journal, Gallup etj. Më poshtë mund të shihni grafikun:
Më poshtë ju paraqesim rezultatet më të rëndësishme nga sondazhi:
– Windows ështe në pikën më të lartë të perceptimit që kur u prezantua Windows 7 në fund të vitit 2009. E përkthyer në shifra, Windows është ngritur nga shkalla Buzz numër 14 tek 23 që prej fillimit të promovimeve për Windows 8, në mes të tetorit.
– Mes zotëruesve të tabletëve, kjo shifër nuk është 23, por 30.
– Bing, është rritur nga shkalla 10 në 16.
– Dhe së fundmi, Microsoft-i është rritur nga 17 tek 25 që prej mesit të tetorit. Sa për Windows 8, mes zotëruesve të tabletëve, shkalla është 33.
Shkurtimisht, e gjithë puna që Microsoft-i po bën për të rritur fuqinë e markës së vet, duket se po funksionon. Dhe kjo mund të sjellë një lidhje më të fortë me konsumatorët. (CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit