3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Wiegand: Kosovën e pret një vit i vështirë

Më të lexuarat

Do të ishte mrekulli sikur Kosova të mos ndikohej nga kriza globale këtë vit, të paktën jo si vendet e rajonit, ka thënë Johannes Wiegand, udhëheqës i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për rishqyrtimin e parë të marrëveshjes “Stand By”. Wiegand parasheh kohë të vështira për shumë nga vendet evropiane dhe të rajonit, rrjedhimisht edhe për Kosovën. Ky vit dhe viti i ardhshëm, sipas tij, do të jenë më të vështirët, pa rritje rrogash, pa rritje pensionesh, pa autostradë të re e me kursime të mëdha të buxhetit. Nëse kalohet kjo periudhë me sukses, sipas tij, Kosova, në vitin 2014, mund të mbahet në këmbë të forta.

Wiegand, në intervistën për “Kohën Ditore”, thotë se Kosova aktualisht është në një gjendje relativisht të mirë, por ajo mund të preket nga vendet evropiane ku është e përqendruar diaspora kosovare.

I pyetur se a po e respekton Kosova marrëveshjen “Stand By” ,

Wiegand u përgjigj pozitivisht. Deri më tani po. Marrëveshja totale përmban 107 milionë euro. Me miratimin e programit janë disbursuar tashmë 5 milionë euro dhe me përfundimin e rishikimit të parë të marrëveshjes disbursohen 47 milionë euro të tjera. Disbursimi i pjesës tjetër varet nga përmbushja me sukses e rishikimeve të tjera që janë.

Po ashtu Wiegand është shprehur se Kosovën nuk e ka prekur aq shumë kriza financiare, që ka goditur shumë shtete të Europës. “ Për këtë vit është vlerësuar rritja ekonomike prej 3.8 për qind, që nuk besoj se ndonjë vend ka parashikime të tilla të rritjes ekonomike”, shtoi ai. Sipas tij,

më i rëndësishëm është potenciali që Kosova ka për rritje ekonomike në kornizën afatmesme dhe afatgjate. Dhe në pikëpamjen tonë kjo është më e lartë se 3.8 për qind. Në analizën tonë të qëndrueshmërisë së borxheve të Kosovës, në një kornizë afatgjatë kemi paraparë një rritje të borxheve prej 4.5 për qind, por ky vlerësim është mjaft i kujdesshëm./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit