3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

WhatsApp, hap pas, nuk do t’ua kufizojë funksionet atyre që nuk i kanë pranuar kushtet e reja të përdorimit

Më të lexuarat

Të gjithë përdoruesit që nuk kanë pranuar ende kushtet e reja të përdorimit të WhatsApp – që hynë në fuqi më 15 maj – do të vijojnë të përdorin përkohësisht shërbimin e mesazheve pa asnjë kufizim.

Përkundër asaj që u shpjegua më parë nga kompania kaliforniane, përdoruesit nuk do të humbin asnjë funksionalitet.

 

Account-et nuk do të fshihen

Tashmë, në faqen e azhurnuar të suportit zyrtar, WhatsApp siguron që account-et nuk do të fshihen dhe as nuk do të kufizohen në mundësitë për përdorimin e shërbimit. Me pak fjalë, aplikacioni i njohur ka bërë një hap pas, me shpresën se do të mbajë në platformë numrin më të madh të përdoruesve. Kjo është një lëvizje për të mos lehtësuar konkurrencën, e përfaqësuar me aplikacione si Telegram dhe Signal, që kanë përfituar sigurisht në këtë periudhë për të tërhequr përdorues të rinj.

Një mesazh do t’u kujtojë përdoruesve të pranojnë kushtet

WhatsApp është rikthyer te hapat e saj, siç konfirmohet edhe nga një deklaratë dërguar nga kompania kaliforniane The Next Web. “Duke pasur parasysh diskutimet e fundit me autoritete dhe ekspertë të privatësisë, duam të sqarojmë se, për momentin, nuk kemi në plan të kufizojmë funksionet e WhatsApp për ata që nuk e kanë pranuar ende azhurnimin”.

Ata të cilët nuk u janë përgjigjur pozitivisht kushteve të reja të përdorimit, për momentin, mund të qëndrojnë të qetë. WhatsApp do të vijojë të funksionojë, pa kufizime. Megjithatë, shërbimi i mesazheve do t’u dërgojë një njoftim të gjithë atyre për t’u kujtuar që të pranojnë kushtet e përdorimit. WhatsApp siguron që këto mesazhe njoftimi nuk do të jenë të vazhdueshme.

Burimi: Corriere della Sera

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit