Sulmuesi i Arsenalit, Danny Welbeck, e pranoi se rikthimi në Old Trafford ishte një moment i vështirë për të, pasi ai shënoi golin e fitores për Topçinjtë.
Goli i tij në këtë stadium i siguroi gjysmë-finalen e FA Cup skuadrës së Arsenalit duke eliminuar pikërisht ish-skuadrën, Manchester United.
“Ishte pritje shumë e mirë. Ishte e vështirë për mua, por u mundova të jem i respektueshëm”, deklaroi Welbeck për faqen zyrtare të Arsenalit, transmeton koha.net.
24-vjeçari nuk hezitoi që të festojë pas golit, por thotë se ishte i lumtur që ndihmoi në kualifikimin e skuadrës në gjysmë-finale.
“Kishte të bënte me faktin e të qenit profesional, që duhet ta mbaja fokusin dhe motivimin tim. Thjesht jam shumë i lumtur që vazhduam tutje”, përfundoi Welbeck.