-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Wall Street Journal: SHBA ka organizuar takime të fshehta EBA-Izrael

Më të lexuarat

SHBA ka organizuar dy takime të fshehta midis zyrtarëve të lartë izraelitë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) që synojnë ndërtimin e një strategjie të koordinuar për kontrollimin e Iranit në rajon.

Një raport i “Wall Street Journal”, i cili nuk ka mundur të konstatojë orët apo vend takimet e tyre të sakta, tha se Brian Hook, përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit për Iranin, njërin takim e realizoi në pranverë dhe tjetrin kohëve të fundit.

Mbajtja e takimeve ishte i njohur vetëm për disa individë, sipas zyrtarëve anonimë që folën për gazetën.

Takimet, nëse konfirmohen, do të shënonin një zhvillim historik midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Këto dy vende nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike, ndërsa Abu Dabi nuk e njeh zyrtarisht shtetin e Izraelit.

Midis kombeve arabe, deri më sot, Izraeli marrëdhënie diplomatike ka vetëm me Egjiptin dhe Jordaninë, ndërsa ato lidhje herë pas here dobësohen.

Takimet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit u paraprinë një takim i shkurtër në Varshavë, i organizuar nga SHBA-të për të koordinuar presionin ndaj Iranit, e cila përfshin dhjetëra shtete, në mesin e të cilave janë Izraeli, Arabia Saudite dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Sipa gazetës, takimi çoi në “thellimin e bashkëpunimit” midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, i cili është organizuar nga Hook.

“Grupi i Veprimit në Iran ka punuar me disa vende për të koordinuar aktivitetet diplomatike, të sigurisë dhe inteligjencës në përgjigje të agresionit të përshkallëzuar ndaj Iranit”, tha një zyrtari i lartë për gazetën “Wall Street Journal”.

“Këto përpjekje kanë ndihmuar në parandalimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të shumta iraniane,” tha zyrtari pa përmendur specifikat./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit