Nga: Wadah Khanfar
Wadah Khanfar: Irani dhe Gjiri duhet të përqafojnë Pranverën Arabe
Sipas Wadah Khanfar, ish drejtorit të përgjithshëm të rrjetit Al Xhazira në Katar dhe ekspertit për Lindjen e Mesme, Irani duhet të kuptojë se Pranvera Arabe nuk është një konspiracion nga Shtetet e Bashkuara apo fuqitë Perëndimore, dhe se vendet e Gjirit duhet të përshtaten me kushtet e forcave të reja që kanë dalë në pah në vendet revolucionare.
Gjatë vizitës së tij si i ftuar i veçantë nga zyra e Kordinimit të Diplomacisë Publike të Kryeministrit turk, Khanfar iu përgjigj pyetjeve të “Zaman Today”, në një intervistë të drejtpërdrejtë, në lidhje me disa çështje që kanë prekur Lindjen e Mesme. Ai theksoi se Pranvera Arabe është një proçes legjitim, natyral dhe organik që doli në pah brenda dinamikave të rajonit dhe nga ana tjetër kritikoi politikën sektare të Iranit për mbajtjen peng të procesit demokratik në të dyja vendet si në Irak ashtu edhe në Siri. Ai gjithashtu ftoi vendet e fuqishme arabe që të përqafojnë prirjen e re politike në vendet e Pranverës Arabe, në vend të qasjes ndaj tyre me shqetësim.
“Irani duhet të mbështesë aspirate e njerëzve për demokraci. Nëse Irani vazhdon të mbështesë Presidentin sirian Beshar al Asad, ai do të vijojë të humbë popullaritetin në botën Arabe”-pohoi Khanfar. Ai pohoi se përpjekjet e Iranit për të krijuar një çarje në rajon të bazuar mbi linjat sektare janë të rrezikshme për një Lindje të Mesme që ofron një pluralizëm kulturor dhe fetar.”Irani, Iraku dhe pjesa më e madhe e rajonit janë një mozaik kulturash dhe sektesh. Nëse ti luan lojën sektare ajo të përhapet gjithashtu edhe në vendet e tjera, e cila përbën rrezik, ” tha ish gazetari.
Politikat me baza shiite të presidentit të Irakut Nuri al Maliki, i cili mban një marrëveshje të madhe me Iranin, janë bërë më të papritura pas tërheqjes së trupave amerikane nga vendi në 31 dhjetorin e vitit të kaluar. Maliki lëshoi një urdhër arresti për zëvendës presidentin sunit Tarik al Hashemi, vetëm një ditë pas tërheqjes, për gjoja drejtimin e një skuadre pushkatimi. Politikat e Malikit kundra bllokut Al Irakija, rivalit të tij më të shquar në zgjedhjet e vitit 2010, dhe anëtarëve sunitë të qeverisë, janë kuptuar si përpjekje për të monopolizuar pushtetin, prishur parashikueshmëritë e kushtetutës së Irakut e cila është e bazuar në balancën e pushtetit mes popullsive sunite, Shiite dhe kurde të vendit.
Khanfar pohoi gjithashtu se vendet e Gjirit dështuan për të shfaqur mbështetje të mjaftueshme ndaj kauzës së popujve arabë gjatë revolucioneve. Teksa theksoi se roli i tyre ka qenë pozitiv në përgjithësi, ai pohoi se ato nuk duhet ti fshehin frikërat në lidhje me drejtimin që po marrin shtetet revolucionare, veçanërisht nën udhëheqjen e re të Vëllazërisë Myslimane në disa prej vendeve si në Egjipt dhe Tunizi. Rritja e rolit të Vëllazërisë Myslimane në jetën politike nuk është shqetësim vetëm për Izraelin, por edhe për Gjirin, i cili i frikësohet përhapjes së Islamit politik në territoret e tyre.
Nga vendet e qëndrueshme dhe të pasura të Gjirit, Katari ka qenë një mbështetës i patundur i Pranverës Arabe, duke qenë vendi i parë që njohu qeverinë rebele të Libisë dhe duke bërë kontributin më të rëndësishëm arab nga ana e avionëve luftarakë, zbatimit të zonës së ndalim fluturimit dhe bllokimit detar apo duke ofruar ndihmë logjistike ushtarake për vazhdimin e ndërhyrjes ushtarake atje. Megjithatë, Arabia Saudite, vendi më i madh i rajonit, u bë udhëheqësi jozyrtar në pagimin e premtimeve boshe për kundra revolucionin. Vendi, duku u përafruar veten me Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) në Këshillin e Bashkëpunimit të vendeve të Gjirit (GCC), ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme Iranin në lidhje me nxitjen e paqëndrueshmërinë në rajon, veçanërisht në Bahrein, e cila ka një popullsi me shumicë shiite. Arabia Saudite e sheh Pranverën Arabe si një kërcënim të paparë ndaj sigurisë rajonale.
Kur erdhi fjala për Turqinë, Khanfar vlerësoi rolin e luajtur nga vendi në revolucionet e Pranverës Arabe, në të dyja aspektet si mbështetës dhe si model ekonomik dhe kulturor për përpjekjet që regjimet e reja po përpiqen të krijojnë për vetveten. “Turqia ndërmori një pozicion proaktiv ne lidhje me Pranverën Arabe në shumicën e rasteve.. Turqia ka një mundësi për të zgjatur ndikimin e saj veçanërisht ndaj tyre që kanë pasur një revolucion duke krijuar një partneritet ekonomik, kulturor dhe politik,” argumentoi Khanfar duke thënë se deri më tani gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur por jo me shpejtësinë e dëshiruar.
Bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa që të ndalojë Sirinë që të bëhet Palestinë
Khanfar preku edhe bisedimet mbi Sirinë si dhe drejtimin e mekanizmave politike me të cilat vendi ka lidhje, ashtu si edhe vrasjet e vazhdueshme të sirianëve pavarësisht një marrëveshje të ndërmjetësuar nga i dërguari ndërkombëtar Kofi Anan. Khanfar pretendoi gjithashtu se Turqia duhet të luajë një rol më proaktiv në Siri. “Çështja siriane mund të trajtohet më mirë edhe nga Turqinë. Turqia duhet të marrë një pozicion më të fortë dhe më proaktiv për të udhëhequr një konsensus ndërkombëtar për një arritje më të fortë, veçanërisht në sigurimin e mbështetjes me armë për rebelët.” vuri në dukje ai.
Komuniteti ndërkombëtar i cili u mblodh për të diskutuar krizën siriane në një sërë rastesh, të tilla si në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe takimeve në grup të Miqve të Sirisë, kanë provuar të jenë hezitues në furnizimin me armë luftarake ndaj kryengritësve sirianë, duke argumentuar se kjo do të përkeqësonte situatën e sigurisë, duke krijuar kushtet për një luftë të plotë civile. Konflikti sirian është përhapur tashmë përgjatë kufirit me Libanin, duke kristalizuar kështu një përplasje sektare mes mbështetësve shiitë të regjimit të Asad dhe mbështetësve sunitë në të dyja vendet si në Siri ashtu edhe në Libanin fqinj.
Vëzhguesit politikë kanë rënë dakort në masë të madhe se plani i paqes Anan nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë shndërruar grupin e Miqve të Sirisë në fjalëtepërt, duke dobësuar kështu iniciativën mbi marrjen e masave të ashpra kundra regjimit sirian, të tilla si sigurimin e mbështetjes me armë ndaj opozitës. Plani Anan bëri kaq shumë lëshime për qeverinë e Asad, duke ë përfshirë në proçesin e paqes si bashkëbisedues, në mënyrë që të kishte pëlqimin e të gjithë anëtarëve të këshillit, duke përfshirë mbështetësit e Asad si Rusia dhe Kina.
Khanfar pohoi se plani Anan do të ishte hapi i parë drejt “Palestinizimit” të çështjes së Sirisë, në sajë të paralizimit të nismave të saj, të cilat potencialisht mund të sjellin një kontribut të fortë në terren, dukei bërë bisedimet e paqes diçka teknike. Duke pohuar se plani Anan ka dështuar tashmë, Khanfar deklaroi se: “Kam frikë se përqëndrimi i vërtetë në lidhje me Sirinë po lëviz nga qëllimi për të mbrojtur popullin në mbrojtjen e preçesit të paqes Anan. Proçesi nuk duhet të jetë një objektiv. Ai duhet të ketë një kufizim kohor. Përndryshe ne do të vijojmë të flasim për një proçes të ngjashëm me atë të proçesit Palestinez, ku ne nuk flasim për paqen në vetvete por për proçesin e paqes.”
Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm OKB-së Ban Ki Mun, përsëriti se plani Anan mbetej qëndror për zgjidhjen e konfliktit sirian, përpos masakrës së Koula, ku sipas Kombeve të Bashkuara, mbeten të vdekur 108 njerëz duke përfshirë 49 fëmijë. Vepër kjo që ka ngjallur kritika të rënda nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga sirianët në vetvete. Bashkimi Evropian në bllok së bashku me 27 anëtarët e tij ka ushtruar presion ndaj Këshillit mbi të Drejtat të Njeriut të OKB-së që ti rekomandojë Këshillit të Sigurimit që ti referohet masakrës së Houla në Gjykatën Ndërkombëtare. Megjithatë, ashtu sikurse është shfaqur në vetot e Rusisë dhe të Kinës ndaj rekomandimeve të tilla, rruga për të çuar Asad përpara gjykatës duket të jetë e bllokuar.
‘Çështja Palestinës të mbetet në sfond gjersa erërat e ndryshimit të qetësojnë Sirinë dhe Egjiptin’
Kur u pyet në lidhje me të ardhmen e situatës në Palestinë, atdheut të tij, Khanfar deklaroi se “Për sa kohë që po zhvillohen transformimet në rajon, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, unë nuk parashikoj ndonjë përparim të madh në lidhje me çështjen palestinëze, sepse palestinezët nuk po jetojnë në izolim, ato janë tejet të lidhur me rajonin. Kjo është arsyeja se pse çdokush po pret për të parë se çfarë do të sjellin regjimet dhe ekuilibrat e reja të forcës, në mënyrë që edhe Palestina të përcaktojë gjithashtu pozicionin e saj.”
Ndërkohë, ai përmendi pasigurinë e thellë që ka ndjerë Izraeli në sajë të kryengritjeve arabe që përfunduan në rrëzimin e diktaturave të vjetra me dekada në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kështu që ai perceptoi frikë për sigurinë e tij kombëtare e cila arriti kulmin për shkak të situatës së re. Khanfar paralajmëroi se Izraeli mund të zgjedhë që të krijojë konflikte në Palestinë në mënyrë që të përqendrojë vëmendjen larg tranzicioneve demokratike. Ai gjithashtu i mbrojti përpjekjet e fundit për pajtim mes fraksioneve rivale të Hamasit dhe Fatahut në Palestinë, dhe i bëri thirrje botës arabe që të rrisë përpjekjet e saj për të bashkuar grupet palestineze.
‘Turqia duhet të diversifikojë burimet e saj energjitike në Lindjen e Mesme’
Duke komentuar rreth pengesave të fundit që ka Turqia në blerjen e naftës dhe të gazit natyror nga Irani, Khanfar theksoi se Turqia nuk duhet të qëndrojë e varur nga disa vende të caktura në Lindjen e Mesme, rajon ky në të cilin ka një ndryshim të dukshëm të ekuilibrave politikë. Khanfar e këshilloi Turqinë që të forcojë bashkëpunimin e saj me Libinë në lidhje me blerjen e naftës, pasi nga ky bashkëpunim mund të përfitojnë të dy vendet. Libia është një vend eksportues i naftës me rezervat më të mëdha të saj në botë e renditur në vendin e 10-të. Një marrëveshje të cilën Turqia e firmosi me Libinë në prill parashikon se kjo e fundit do të furnizojë Turqinë me afërsisht 1 milion fuçi naftë bruto për muaj.
Kohët e fundit,Turqia rriti përpjekjet për të diversifikuar importet e saj të naftës në mënyrë që të zvogëlojë varësinë e saj nga nafta iraniane për të shmangur kështu sanksionet që priten të kenë efekt në muajt e ardhshëm kundra vendeve që blejnë naftë nga Irani.
Ekziston gjithashtu një mosmarrëveshje e vazhdueshme ekonomike mes dy vendeve në lidhje me çmimin e lartë të gazit natyror që Turqia blen nga Irani. Ministri i Energjisë së Turqisë Taner Yilldiz, u shpreh në mars se qeveria po bëhet gati që të hedh në gjyq administratën e vendit të Lindjes së Mesme në gjykatë ndërkombëtare apo arbitrazh për zgjidhjen e çështjes që dy vendet nuk kanë qenë të afta për ta zgjidhur bashkarisht.
‘Gazetaria post-revolucion mban përgjegjësi kundrejt Lindjes së Mesme’
Mes transformimit politik në Lindjen e Mesme pas Pranverës Arabe, gazetaria duhet të mbajë gjithashtu disa përgjegjësi shtesë. Në vend të mbulimit thjesht të fakteve në terren, gazetaria duhet të drejtojë vëmendjen e publikut tek proçeset demokratike sesa fanatizmit politik, u shpreh Khanfar duke i shprehur idetë e tij nën konceptin e “gazetarisë post-revolucionit”.
Duke patur parasysh se periudha post-revolucion sheh zhvillime të rëndësishme në ndërtimin e institucioneve dhe hartimin e kushtetutave në rendet e sapo themeluara, gazetaria duhet të lëviz në një ton më të përgjegjshëm në mënyrë që të drejtojë shoqërinë që të mendojë për të mirën e përbashkët dhe të veprojë sipas këtij koncepti.
“Gazetaria në këtë fazë duhet të shfaq kujdes ndaj programeve sesa sloganeve, dhe ndaj racionalitetit sesa emocioneve. Pra gazetaria, përveç marrjes së fakteve në terren ku duhet të jetë e saktë, ku duhet të veprojë pa u përfshirë në propagandën e këtij apo atij grupimi politik si dhe duhet të jetë e përgjegjshme në debatimin dhe diskutimin e prioriteteve që shqetësojnë shoqërinë dhe duke u përpjekur që të jetë e kujdesshme në paraqitjen e çështjeve që janë delikate për shoqërinë,” shpjegoi Khanfar.
…