1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

VV: SISTEMI I DREJTËSISË NË DUART E KRIMINELËVE

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është në duart e kriminelëve dhe kjo është vërtetuar edhe me dy vendimet e fundit gjyqësore: për shpalljen të pafajshëm të Nuhi Ukës, ish-kryetar i ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës i akuzuar për krim të organizuar; dhe mbylljen e seancave ndaj ish-kreut të Gjykatë së Apelit, Sali Mekaj.

“Gjykata vendosi që të përjashtojë mediet dhe publikun në seancat gjyqësore edhe përkundër faktit se edhe me Kushtetutën e Republikës, por edhe me Kodin e procedurës penale garantohet transparenca dhe publiciteti i seancave gjyqësore. Duke keqpërdorur Kodin e procedurës penale, ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, po fshihen prapa seancave te mbyllura”, tha Haxhiu në lidhje me këtë rast.

Kurse, më pas nga deputetja u përmend rasti i Nuhi Ukës, të cilin Gjykata Themelore e Prizrenit e shpalli të pafajshëm. E për këtë, ajo tha se sistemi i drejtësisë ka marrë rolin e mbrojtësve të krimit.

“Ky sistem është dëshmia më e mirë e përmbysjes së brendshme të këtij sistemi në veçanti, por edhe aparatit shtetëror në përgjithësi si kuptim i shtetit të së drejtës. Kjo përmbysje vjen nga vetë antagonizmi i brendshëm i cili është vënë në shërbim të krimit të organizuar dhe grupeve kriminale që veprojnë në Kosovë dhe janë instrumente të drejtpërdrejta të subjekteve politike në pushtet”, shtoi më tutje Haxhiu.

Nuhi Uka është shpallur i pafajshëm për një akuzë ndërsa akuza të tjera të cilat ishin ndaj tij janë vjetërsuar.

“Lirimi i Nuhi Ukës dhe shokëve të grupit kriminal në mungesë të provave dhe parashkrimi i veprave të tjera që janë kryer në shërbim të veprës kryesore, është sabotim i dyanshëm. Në njërën anë prokuroria saboton Gjykatën duke bërë ndjekjen penale sa për sy e faqe, dhe në anën tjetër sabotimi i gjykatës ndaj prokurorisë me pasivitet të qëllimshëm të gjykatës për mos të vepruar brenda afateve të arsyeshme e bie procesin gjyqësor në gjendje të parashkrimit të veprave penale për shkak të parashkrimit absolut”, tha ndër të tjera Haxhiu.

Në anën tjetër, Sami Kurteshi tha se me rastin Uka kemi një dëm që është konstatuar nga vetë gjykata dhe ekspertët e kësaj fushe, mbi 60 milionë euro, dhe konsekuencat qesharake në këto raste janë dëshmia me e mirë për gjendjen e tërësishme të drejtësisë në Kosovë.

Ai tha se ky pushtet ka kapur çdo institucion, fillimisht drejtësinë, e përfshirë edhe institucionet e pavarura, gjë që ka shkaktuar humbjen gati totale të besueshmërisë në drejtësinë institucionale./Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit