1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

VV: Protestë kundër dhunës së shtetit policor

Më të lexuarat

Lëvizja Vetëvendosje i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që sot, në orën 11:00 të grumbullohen në sheshin “Nëna Terezë”, në demonstratën paqësore kundër dhunës.
Sipas VV-së, kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Terezë.

“Aty do të protestojmë kundër egërsisë qeveritare, që buron nga frika e një kaste që ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, e që e ka keqpërdorur pushtetin në një mijë mënyra. Në këtë demonstratë do të kundërshtojmë njëzëri bisedimet me Serbinë që synojnë cungimin e Kosovës. Kjo demonstratë do të jetë kundër varfërimit që dita-ditës po i bëhet Kosovës prej këtyre qeveritarëve të korruptuar, të cilët i mbron policia”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Po ashtu kjo lëvizje përmes kësaj proteste kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve në protestën e së hënës.

“Ata qytetarë nuk janë kriminelë, ata nuk ishin të armatosur, ata nuk përbëjnë rrezik për shoqërinë, dhe veç i bëjnë nder shoqërisë. Ata dolën në emër të së drejtës demokratike për pjesëmarrje, kundër një qeverie që ia mohon pjesëmarrjen popullit”, vlerëson Vetëvendosje. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit