1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vulin: Vendimi për rritjen e gatishmërisë luftarake mbetet në fuqi

Më të lexuarat

“Vendimi për rritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë së Serbisë edhe më tej mbetet në fuqi, ndonëse nuk ka paralajmërime se mund të ndodh diçka negative”

 

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, sot deklaroi se vendimi për rritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë së Serbisë edhe më tej mbetet në fuqi, ndonëse nuk ka paralajmërime se mund të ndodh diçka negative, dhe se situata e sigurisë në mbarë territorin e Serbisë ndiqet me kujdes, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk kemi paralajmërime për çfarë do shqetësimesh dhe nuk kemi paralajmërime se mund të ndodh diçka negative, por çdoherë, në çdo çast duhet të mbani llogari për çdo pjesë të territorit tuaj pa marrë parasysh nëse është Bujanoci, Presheva, Medvegja, Novi Sadi ose Vranja”, deklaroi ministri serb.

Ai për gazetarët theksoi se të gjitha shërbimet kompetente janë duke ndjekur situatën e sigurisë, si edhe më tej mbetet në fuqi rritja e gatishmërisë luftarake.

“Presidenti Vuçiç ka qëndrim i cili absolutisht respektohet, se gatishmëria luftarake doemos duhet të jetë në nivel rritës derisa situata në territorin e Kosovës të jetë e qartë dhe derisa nuk ka kërcënime mbi sigurinë e serbëve që jetojnë në territorin e Kosovës”, tha Vulin.

Të shtunën presidenti serb urdhëroi Armatën e Serbisë edhe policinë që të jetë në gatishmëri të plotë, në gjendje të gatishmëri së rritur luftarake, pas lajmit për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit