I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet ta vizitojë Kosovën të premten dhe të shtunën e ardhshme.
Vulin gjatë vizitës së parë që nga marrja e postit të ri pritet ta vizitojë Prizrenin, Shtërpcën, Rahovecin dhe Hoçën e Madhe, thuhet në një njoftim, raporton Rel.
Nuk dihet nëse Vulin iu ka kërkuar leje autoriteteve të Kosovës për këtë vizitë. Parardhësit të tij, ish ministrit për Kosovën, Goran Bogdanovic, nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, të paktën njëherë, për shkak se zyrtarët serbë janë të obliguar të kërkojnë leje, po që se duan të zhvillojnë vizita zyrtare në Kosovë. /kohaislame/