Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin nis sot një vizitë dyditëshe në Kosovë, gjatë së cilës do të vizitojë vendbanimet serbe dhe manastiret në Pejë e Deçan, njoftojnë mediat serbe.
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë për REL, se zyrtari i lartë serb, po qëndron në vend me lejen e autoriteteve kosovare.
Mësohet, se ai së pari do të vizitojë Osojanin dhe Zhacin në komunën e Istogut, ku do të bisedojë me banorët serbë, e më pas do të shkojë në Patrikanën e Pejës dhe në Gorazhdec.
Në Gorazhdec, sipas mediave serbe, planifikohet që të takojë udhëheqësit serbë dhe përfaqësuesit e KFOR-it.
Pas kësaj do të vizitojë Manastirin e Deçanit dhe Shtërpcën. /Indeksonline/kohaislame