3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vulin: Paralele janë vetëm institucionet e Kosovës

Më të lexuarat

Kandidati për postin e të ashtuquajturës Zyrë të Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se institucionet serbe do të mbijetojnë në Kosovë dhe se institucionet e vetme paralele janë ato që i financon Prishtina.

“Në Kosovë ekzistojnë strukturat paralele, por ato janë të financuara nga Prishtina, e jo nga Beogradi. Për ne ekzistojnë vetëm institucionet legjitime serbe dhe ato nuk do të eliminohen”, tha Vulin në një intervistë për javoren “Vreme”.

Sipas tij, në Kosovë nuk do të hiqet asnjë komunë, dhe se “të gjitha zgjidhjet do të jenë në përputhje me ligjet e Serbisë”.

Në konstatimin se shtetet e fuqishme perëndimore kërkojnë nga Beogradi eliminimin e institucioneve të Serbisë në Kosovë, Vulin ka shtuar se “nuk mund të bëhet asgjë kundër Kushtetutës (të Serbisë) e cila e përcakton qartë Kosovën si pjesë të shtetit (serb)”.

“Kurrë nuk kam thënë se do të jetë e lehtë. Nuk është e këndshme kjo. Por, kjo është e vetmja gjë e mundshme. Unë nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën. Kushtetuta dhe ligjet nga obligojnë që zgjedhjet të organizohen në tërë territorin e Serbisë. Qartë shkruhet se Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë dhe nga ky pozicion pasojnë detyrimet e të gjitha organeve shtetërore”, shton Vulin.

Ai shprehu besimin se për një qëndrim të tillë do të ketë mirë kuptim në Bruksel, Washington dhe Moskë.

“Ka gjëra për të cilat nuk mund të negocioni. Në mesin e tyre futen institucionet legale të Republikës së Serbisë në Kosovë, e mbi të gjitha komunat dhe organet e ministrive të ndryshme që funksionojnë atje, e ku futen edhe gjykatat”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit