3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuçiq vendos për Listën Serbe

Më të lexuarat

Pas bojkotit dyjavor, Lista Serbe sot do të vendosë nëse do të kthehet apo jo në institucionet e Kosovës, në Kuvend dhe në Qeveri.
Burime të gazetës “Zëri” thonë se përfaqësuesit e Listës Serbe kanë trysni nga faktori ndërkombëtar që të kthehet në institucionet e Kosovës pa asnjë kusht.
 
Ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës menjëherë pas vendimit të Isa Mustafës për shkarkimin e Aleksandër Jabllanoviqit nga posti i ministrit për Kthim e Komunitete.
 
Nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e udhëhequr nga Marko Gjuriq, i është thënë “Zërit” se gjatë kësaj jave do të mbahet një takim mes zyrtarëve të lartë në Beograd ku do të merret një vendim për hapat e mëtejmë për pjesëmarrjen e serbëve në Qeverinë e Kosovës.
 
“Këtë javë do të kemi një takim, deri atëherë nuk mund të themi asgjë”, thuhen në përgjigjen e zyrës serbe. /Zëri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit