2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vuçiq: Vëllezërit Bytyçi u vranë me gjakftohtësi

Më të lexuarat

Rasti i vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi – Agron, Mehmet dhe Ilir – mund të zgjidhet këto ditë, përkatësisht pas 16 vjetëve të vrasjes mizore.
Kryeministri i Serbisë, Alekasandar Vuçiq, ka thënë se shumë më shpejt se sa që mendohet, do të zgjidhet misteri i vrasjes së kosovarëve me nënshtetësi amerikane.
 
“Ndryshe nga të tjerët të cilët i janë shmangur zgjidhjes së kësaj çështje, unë mund t’ju them se ne do të kryejmë punën tonë dhe do ta mbrojmë drejtësinë”, tha ai për mediat serbe, duke theksuar se nuk është fjala vetëm shkaku i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, por se kjo ka të bëjë me vënien e drejtësisë në vendin e vetë, transmeton Telegrafi.
 
Kryeministri serb tha se kjo është një vrasje monstruoze, pasi që vëllezërit Bytyçi nuk ishin aspak fajtorë. Madje, ata kishin ndihmuar një serb që të shkojë në Serbinë qendrore.
 
“Ata një serb e ndihmuan që të kalojë nga Kosova për në Serbinë qendrore. Ata u kapën dhe u arrestuan vetëm për shkak se ata nuk kishin vizë. Pas 14 ditësh në paraburgim në Prokuple, u vranë me gjakftohtësi, pa ndonjë arsye”, tha ndër të tjerash Vuçiq, duke shtuar se “në Serbi duhet të dihet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, kur është fjala për këtë vrasje”.
 
Përndryshe, ditë më parë mediat kanë raportuar se kryeministri serb gjatë takimit me nënpresidentin amerikan, Joe Biden, do të zbardh gjitha detajet dhe fajtorin për vrasjen e vëllezërve shqiptaro-amerikan. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit