0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vuçiq paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës, jo për Kosovën

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision për transmetuesin publik të Serbisë, RTS, deklaroi se Serbia është e detyruar ta ndryshojë Kushtetutën brenda dy-tri vjetëve të ardhshme. Por “kjo do të ndodhë jo për shkak të Kosovës”, gjë që mezi do ta prisnin kundërshtarët e tij, siç është shprehur ai në mënyrë metaforike “do ta prisnin me thika”.
“Duhet ta ndryshojmë kushtetutën për shkak të drejtësisë dhe hyrjes në BE, kapitujve 23 e 24, si dhe numrit të deputetëve dhe shumë çështjeve të tjera”, ka sqaruar ai.
 
Duke folur për Marrëveshjen e Brukselit, Vuçiq ka sqaruar se gjashtë nga 15 pikët e saj nuk janë përmbushur dhe ato kanë të bëjnë me serbët, përkatësisht me Bashkësinë e Komunave Serbe. Për këto tha se bisedon me përfaqësuesit evropianë.
 
“Kohë pas kohe bisedimet janë konstruktive dhe racionale, e ndonjëherë dëgjoni gjëra për të cilat nuk mund të bisedoni e as t’i pranoni”, tha Vuçiq për atmosferën në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
 
I pyetur rreth privatizimit të Brezovicës, Vuçiq tha se shteti i Serbisë do të përkrahë çdo vendim që do të marrë kryetari dhe qytetarët e asaj komune, transmeton Koha.net. Siç citohet të jetë shprehur ai, “qytetarët tanë në Shtërpcë kanë të drejtë vetoje dhe se ata do të dinë më së miri të vlerësojnë, por ka shfaqur shpresën se investitorët do të dinë t’u sigurojnë atyre vende pune”.
 
Në lidhje me këtë ai ka thënë se SHBA kanë ndihmuar shumë Serbinë rreth Brfezovicës, por edhe Trepçës.
 
I pyetur nëse është i gatshëm të shkojë në Tiranë në mbledhjen e procesit “Ballkani Perëndimor 6”, Vuçiq u përgjigj se nuk e di kur dhe ku do të mbahet, por se do të shkojë kudo qoftë, meqë i konsideron thelbësore bisedimet.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit