2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vuçiq humb terren nga ekstremi i djathtë

Më të lexuarat

Rezultatet e votimeve të përsëritura në 15 qendra të votimit në Serbi tregojnë se Partia Përparimtare Serbe e kryeministrit Aleksandar Vuçiq ka humbur terren.

Rezultatet paraprake nga votimet e 4 majit tregojnë se lëvizja anti-perëndimore Dveri, që i takon ekstremit të djathtë, ka kaluar pragun prej 5% të votave, të nevojshëm për përfaqësim parlamentar.

Duket se Dveri, që ka dështuar të sigurojë 5-përqindëshin në vitin 2012 dhe 2014, tani do t’i ketë 13 ulëse në Parlamentin e Serbisë prej 250 anëtarësh.

Kjo do të thotë se në parlament do të ketë zë më të fuqishëm për ata që kundërshtojnë përpjekjet e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Po qe se Dveri do të dështonte të kalonte pragun, shtatë ulëset që ka siguruar në zgjedhjet në mbarë vendin më 24 prill, do t’i shkonin partisë së Vuçiqit.

Partia e Vuçiqit pritet të ketë tani 131 ulëse në Parlament, të mjaftueshme për një shumicë në legjislaturë, por 27 ulëse më pak se ka pasur përpara zgjedhjeve të 24 prillit.

Vuçiq i ka thirrur zgjedhjet e parakohshme në gjysmë të mandatit të tij, duke thënë se do një mandat edhe më të fuqishëm për të kryer reformat dhe për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Votimet e përsëritura më 4 maj kanë përfshirë më pak se 20,000 votues në 15 qendra votimi ku janë raportuar parregullsi në zgjedhjet e 24 prillit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit