2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vuçiç: Pres përgjigjen e BE-së për emigrantët kosovarë, më 28 maj në Tiranë

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se Serbia do të presë përgjigje nga Evropa nëse Serbia do t’i lëshojë apo do t’i kthejë emigrantët kosovarë të cilët nëpërmjet territorit të saj shkojnë në vendet e BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).  

 

Vuçiç në konferencën për gazetarët në Qeverinë e Serbisë ka thënë se në lidhje me emigrantët të cilët braktisin Kosovën dhe nëpërmjet territorit të Serbisë tentojnë të kalojnë kufirin me Hungarinë, vendi i tij do të presë përgjigje nga BE-ja, duke pasur parasysh se, siç tha, nga Serbia është kërkuar të mundësojë lirinë e lëvizjes. 

 

“Vetëm na thoni nëse duhet të ndalojmë apo të mundësojmë lirinë e lëvizjes, e mos të jetë vetëm Serbia fajtore. Këta policë tanë më shumë do kishin dashur që t’i kthejnë, ndërsa ne do të bëjmë atë çfarë thoni ju, vetëm presim që Evropa të tregojë se çfarë do. Atyre pak ju pëlqen një princip, pastaj tjetri”, tha Vuçiç.

 

Duke folur për bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Bruksel dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Vuçiç tha se Serbia pret hapjen e kapitujve të ri në negociatat e pranimit të Serbisë në BE, dhe se çdo gjë tjetër do të ishte një surprizë dhe dëshpërim.

 

– Më 28 dhe 29 maj viziton Tiranën

 

Në kuadër të politikës së ruajtjes dhe zgjerimit të stabilitetit rajonal, kreu i Qeverisë së Serbisë ka konfirmuar se më 16 shkurt do të jetë në Shkup ku do të mbahet seancë e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë dhe Serbisë, ndërsa në Slloveni më 20 apo 21 shkurt. 

 

Vuçiç ka paralajmëruar paraqitje të shumta të përbashkëta me kryeministrin shqiptar Edi Rama për të realizuar projekte të shumta investuese. Ai me këtë rast konfirmoi se ka pranuar ftesën që më 28 dhe 29 maj të vizitojë Tiranën dhe të marr pjesë në forumin ekonomik. “Vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Vuçiç.

 

Kryeministri Serb gjatë konferencës konfirmoi se do të merr pjesë edhe në ceremoninë e inaugurimit të presidentes të sapozgjedhur të Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, që do të mbahet më 15 shkurt në Zagreb.

 

“Dëshirojmë të zgjasim dorën të gjithëve në rajon. Duam që të përparojmë në paqe. Problemet e brendshme nuk  i zgjidhim me nxitje të urrejtjes ndaj të tjerëve”, tha Vuçiç, duke shtuar se gjatë qëndrimit të tij në Zagreb do të vizitojë Kishën Ortodokse dhe së bashku me Presidentin e Këshillit Kombëtar serb Milorad Pupovac të marrë pjesë në liturgjinë me rastin e “Tempullit”, Ditës Kombëtare të Serbisë dhe se do të bisedojë me serbët e Zagrebit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit