0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vuçiç nis vizitën në Turqi: Faleminderit Erdogan, po na largoni papunësinë!

Më të lexuarat

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç arriti në Stamboll, ku filloi një vizitë dy-ditore në Turqi, duke u pritur në aeroport nga presidenti turk Erdogan

Vuçiç ka thënë se marrëdhëniet me Turqinë ofrojnë potencial të madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe u bëri thirrje investitorëve turq për të vazhduar investimin në Serbi, ndërsa Erdogan theksoi se këmbimi tregtar me Serbinë arrin deri në tre miliardë dollarë.

Vuçiç tha se Serbia respekton Turqinë dhe investimet nga ai vend, por se ky është vetëm fillimi.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje për të patur marrëdhënie të tilla politike për shumë vite. Falënderojmë presidentin Erdogan dhe investitorët turq pas falë tyre në shumë qytete të vogla në Serbi sot nuk kemi probleme papunësie si më parë”, theksoi Vuçiç.

Ai tha se falë eksportit të mishit të gjedhit në Turqi, prodhuesit serbë kanë siguruar një treg të sigurt dhe një çmim të mirë.

Ai shprehu shpresë se prodhuesit nga Serbia do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat.

Vuçiç tha se ka potencial të madh edhe për produktet e naftës, duke shtuar se nuk ka treg më të sigurt dhe më të mirë se Turqia. Ai gjithashtu vuri në dukje se turqit janë turistët numër një në Serbi.

Presidenti turk shprehu shpresën se takimi me Vuçiç do të jetë një mundësi për realizimin e bashkëpunimit të ri dhe projekteve të reja.

“Serbia është një vend miqësor për ne, i cili është vendimtar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ka një vullnet të fortë për të përmirësuar marrëdhëniet në çdo fushë. Kjo vizitë e presidentit Vuçiç vendin tonë kjo paraqet provën më të mirë të dëshirës reciproke për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit