-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vucic: Jo shqiptarët, por vet shteti serb i vrau serbët

Më të lexuarat

Shteti serb ka kryer likuidimit e gazetarit Slavko Curuvija , tha zëvendës kryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic , duke shtuar se autorët e drejtpërdrejtë të vrasjeve të tilla janë ende gjallë. Në një emision në TV Pink, ai ka thënë se si jurist shpejtë do të dëshmojë se shteti serb ka vrarë kundërshtarët.
“Ky është një problem i tmerrshëm për vendin tonë”, tha Vucic duke shtuar se fjala është për pushtetin pjesë e të cilit ka qenë, por që nuk ka qenë pjesëmarrës e as nuk ka ditur gjë. Ai shton se në 14 vitet që nga vrasja e Curuvijsë, është përpjekur që të thuhet se “kryesit e krimit nuk janë më gjallë”, që të hiqet dorë nga zbardha e këtij rasti.

Të kujtojmë, Vucic të shtunën ka thënë se nëse nuk e zgjedh këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

Zëvendëskryeministri serb tha se janë shumë “gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të përballen”, duke përmendur si shembull “vrasjen e serbëve në lokalin “Panda” (Pejë), në Kosovë më 1998”, për të cilën tha se nuk ka dëshmi se vrasjen e kanë kryer shqiptarët, ashtu siç besohej.

Duke folur për anëtarësimin e Serbisë në BE, Vucic tha se viti 2020 është vështirë i arritshëm, por qëllim i mundshëm.

“Pres prapë probleme në rrugën drejt BE-së, por ajo rrugë është e qartë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit