1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Vriti shqiptarët”, grafit në Zrenjanin të Vojvodinës

Më të lexuarat

Në Zrenjanin, qytet i Vojvodinës në Serbi, sot ka gdhirë një grafit me thirrjen “vriti shqiptarët”.

Nuk është hera e parë në këtë qytet vojvodinas me shumicë serbe të shkruhen grafite të tilla me përmbajte urrejtëse kundër shqiptarëve. Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë jo vetëm gjatë këtij viti.

Lidhja e Socialdemokrate e Vojvodinës sot e ka dënuar në mënyrën më të rreptë dukurinë e tillë dhe ka kërkuar nga organet përkatëse zbulimin e shkruesve, përcjell agjencia serbe lajmeve FoNet.

Ata që e kanë shkruar mesazhin e tillë kundër shqiptarëve, kanë shkelur kushtetutën e këtij vend dhe kanë fyer qytetarët e tij, thuhet në reagimin kësaj partie.

Në Zrenjanin jetojnë mbi 100 shqiptarë dhe ata atje kanë ekonomi të vogla private si furra buke, etj.

Para tre ditësh kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte thënë se “shqiptarët kanë zbritur nga mali”.

Kjo deklaratë raciste është dënuar nga liderë të Kosovës si dhe nga Bashkimi Evropian./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit