8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vritet zv/drejtori i DAP, Argëtim Hasani në Strugë

Më të lexuarat

Vrasje në mes të ditës në Strugë. Zv/drejtori i Drejtorisë së të ardhurave publike, Argëtim Hasani është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Alsat mëson se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje. I dyshuar për vrasjen përflitet vëllai i shoferit të Kryetarit të Komunës së Strugës, i cili gjithashtu u gjet i vrarë kohë më parë. Madje sipas informatave të Alsat, rastin në polici e ka denoncuar vet babai i vrasësit. Zyrtarisht nga policia konfirmuan për Alsat se një person është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e mundshme të Argëtim Hasanit, megjithatë nuk ofruan të dhëna mbi identitetin e tij. Burimet tona nga policia flasin se ai është vetëdorëzuar. Incidenti ndodhi rreth orës 13, në afërsi të stadiumit të qytetit të Strugës. Sipas Policisë, Hasani ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Qytetit në Strugë, me plagë të marra nga armët e zjarrit. Mësohet se Hasani është qëlluar me 5 plumba, ndërkohë që burimet policore thonë se breshëria e plumbave ka ardhur nga një makinë e markës Golf me targa të Strugës. Dëshmitarët tregojnë se makina prej nga është hapur zjarr është kthyer për herë të dytë duke qëlluar me plumba ndaj makinës së Hasanit për t’u siguruar për eliminimin e tij.
“Rreth orës 13:15 e kanë sjellë Argëtim Hasanin, në repartin kirurgjik në Strugë, me plagë nga armë zjarri në kraharor dhe qafë. Në momentin pranimit është konstatuar vdekja e tij dhe për fat të keq nuk kishim mundësi të ofrojmë asnjë slloj ndihme”, deklaroi Ilmi Reçi, mjek.
BDI-ja dënoi sulmin ndaj zv/drejtorit të DAP, por gjithashtu bëri të ditur për opinionin se incidenti nuk ka prapavija partiake dhe as politike. Nga BDI gjithashtu sqaruan se Argëtim Hasani nuk ka qenë kuadër i partisë së Ahmetit, por i Demokracisë së Re, ndërkohë që postin e zv/drejtorit e kishte fituar nga bashkëpunimi i dy partive. Zv/drejtori i DAP-it Argëtim Hasani njihet gjithashtu edhe me ermin Artan Musliu. Përveç postit të tij në drejtorinë e të ardhurave publike, ai në Strugë nijet edhe si biznesmen./Alsat-M
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit