Njëri prej komandantëve më të lartë të Ushtrisë së Lirë Siriane është vrarë në përleshjet me forcat qeveritare në jug të Sirisë.
Sikurse kryengitesit, ashtu edhe mediat shtetërore kanë raportuar se Yasser al-Aboud është vrarë të hënën pranë qytetit Dara, transmeton REL.
Al-Aboud ka qenë ish-oficer i ushtrisë së Sirisë, i cili ka dezertuar në ditët e para të revoltës kundër presidentit Bashar al-Assad.
Ai ka qenë anëtar themelues i këshillit ushtarak të Ushtrisë së Lirë Siriane. /rel/kohaislame