Një agjent i patrullës kufitare të Shteteve të Bashkuara është vrarë dhe një tjetër është plagosur në shtetin jugor të Arizonës, pranë kufirit me Meksikën.
Autoritetet thonë se agjentët po u përgjigjeshin sulmeve në “një korridor të kontrabandës së drogës”.
Detaje të tjera nuk janë dhënë.
Të shtënat shënojnë vrasjen e katërt të agjentëve kufitarë në Arizonë në më pak se dy vjet dhe rrisin shqetësimet për sigurinë kufitare në një shtet, i cili tashmë është në ballë të debatit për migracionin kombëtar, transmeton REL.kohaislame