2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vritet një 15 vjeçarë në Shkollën Fillore “Emin Duraku”

Më të lexuarat

(E plotësuar) Derisa trupi i viktimës po vazhdon të qëndrojë në oborrin e shkollës, mësimi është duke vazhduar normalisht.

Në vizitën që i ka bërë vendit të ngjarjes, zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës, që po ashtu gjenden në vendin e ngjarjes. Të fundit kanë shprehur shqetësim për rrethojat e shkollës, derisa arsyetimi i Drejtorit të Operativës në Polici ka qenë se “ata kanë propozuar rregullimin e tyre, por banorët e lagjes kanë qenë kundër”.

15 vjeçarin dyshohet se e vranë për hakmarrje

Në vendin ku ka ndodhur vrasja, në oborrin e shkollës, tash kanë shkuar për vizitë zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa dhe drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçit.

Dëshmitarët që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur sulmi ndaj 15 vjetarit F.K. tashmë ndodhën në Polici. Deri tash nuk ka te arrestuar.

15 vjeçarin dyshohet se e vranë për hakmarrje

F.K. dyshohet se është vrarë për motive të hakmarrjes. Burime të Express thonë se në nëntor të viti 2012, babai i viktimës, i cili ndodhet në paraburgim, ka vrarë një person në fshatin Mazgit. Dyshohet se familjarët e të vrarit në Mazgit janë dorasit që kanë shtënë sot në viktimën, 15 vjeçarin F.K.

Trupi i viktimës është ende në oborrin e shkollës, në vendin e ngjarjes, dhe aty janë njësitet e Mjekësisë Ligjore.

Viktima është djali me i vogël i familjes Krasniqi, që ka 7 fëmijë. Burime të Express në Polici bëjnë me dije se në paraburgim janë baba edhe djali i vëllai i viktimës. Nxënësi tjetër i plagosur mbiemrin Blakqori. Vrasja, që e ka kryer babai i viktimës, dyshohet se ka ndodhur për një tokë. Dy palët janë familjar mes vete.

Djaloshi i vrarë dje kishte ardhur nga Suedia, të plagosur edhe dy të tjerë

Pos të riut rreth 15 vjeçar, që është vrarë sot në mesditë në oborrin e shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, Klan Kosova mëson se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

I vrari sipas burimeve të televizionit është F.K, dhe në Kosovë ka ardhur dje nga shteti i Suedisë.

Gazetarja e Gazetës Express nga vendi ngjarjes thotë se i vrarë ka qenë nxënës i shkollës “Emin Duraku”, por ka emigruar para një kohe me familjen në Suedi./express

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit