Një bombë ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtëpi që ndodhet pas Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë.
Të dhënat e para flasin se një palestinez nënshtetas izraelit humbi jetën. Policia e kryeqytetit është ende duke hetuar për këtë ngjarje të rëndë.
Viktima, 43-vjeçari Anuar Rizi, punonte si ekonomist në fabrikën e çimentos në Krujë. Një granatë ka shpërthyer në çastin kur viktima ka hapur derën e jashtme.
Pas shpërthimit viktima pësoi plagë shumë të rënda. Pas ngjarjes palestinezi i plagosur rëndë është transportuar në Spitalin Ushtarak, por humbi jetën gjatë rrugës.
Policia bën të ditur se atentati ka ndodhur për shkak të detyrës dhe po heton konfliktet e firmës. /expres/kohaislame