0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vriten dy ushtarë serbë në kufi me Kosovën

Më të lexuarat

Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se janë vrarë, të mërkurën, dy ushtarë serbë gjatë shpërthimit të një bombe të vjetër të NATO-s.
Dy ushtarët, sipas ministrisë, humbën jetën duke e pastruar një fushë nga minat që kishin mbetur nga lufta e vitit 1999 në Kosovë, transmeton Evropa e Lirë.

Incidenti thuhet se ndodhi në afërsi të një barake ushtarake në Malet e Kopaonikut në kufirin Serbi-Kosovë.

Qindra fusha të minuara ku ende gjenden bomba të pashpërthyera kanë mbetur në Serbi pas fushatës 78 ditore të NATO-s, e cila u dha fund sulmeve të ushtrisë serbe mbi popullatën e Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit