Sipas voa, bëhet e ditur se grupi Talebanë ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e 9 ushtarëve amerikanë. Sipas këtij burimi, militantët e grupit Taleban kanë sulmuar bazën e forcave amerikane në provincën Host në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, duke plagosur edhe disa ushtarë amerikanë. Aktualisht në Afganistan janë dislokuar rreth 130 mijë forca amerikane të cilat duhet të largohen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.