Forca e NATO-s në Afganistan ka bërë të ditur se katër ushtarë të saj janë vrarë në sulme të ndara me bomba, në jug të këtij vendi.“Ushtarët kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të bombave të improvizuara”, thuhet në njoftimin zyrtar, por nuk jepen detaje të tjera.Një nga viktimat mendohet të jetë ushtar britanik, i cili ka pësuar në provincën Helamnd.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se ushtari ka vdekur derisa udhëtonte në një automjet, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.
Ministria e Brendshme e Afganistanit po ashtu ka njoftuar për gjashtë militantë të vrarë, në operacionet e përbashkëta në lindje të vendit. /BS/kohaislame