1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vriten 32 ushtarë në Jemen, si hakmarrje ndaj vrasjes së liderit

Më të lexuarat

Dhjetëra ushtarë jemenas janë vrarë nga sulmet në dy post-blloqe ushtarake në jug të Jemenit. Sipas agjencive të lajmeve, bëhet fjalë për 32-40 viktima.

Agjencia Itar Tass raporton për 25 ushtarë të tjerë të arrestuar nga militantët, të cilët besohet se janë anëtarë të degës së Al Qaedas në Jemen, transmeton REL.

Sulmet kanë ndodhur pranë qytetit Zinxhibar, të cilin militantët e kanë nën kontroll nga maji i vitit të kaluar.

Ato vijnë një ditë pas vrasjes në Jemen të një lideri të Al Qaedas, Fahd al-Kuso, i cili kërkohej në lidhje me sulmet e vitit 2000 në anijen e marinës amerikane “USS Cole”, në portin Aden të Jemenit. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit