8.5 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vriten 18 terroristë gjatë tentativës për të kaluar nga Turqia drejt Sirisë

Më të lexuarat

Burimet shprehen se 18 militantë të organizatës terroriste janë vrarë gjatë përpjekjes për të dalë nga qyteti Nusajbin i Mardinit drejt Sirisë.

Sipas burimeve të forcave të sigurisë së Turqisë thuhet se 18 terroristë janë vrarë gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar nga Turqia drejt Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditë më parë forcat e sigurisë turke kishin zbuluar një fjalim të drejtuesve të organizatës terroriste, PKK ku u jepej urdhër militantëve të maleve të tërhiqen nga qytetet dhe t’ja lënë ato terroristëve përgjegjës për këtë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje forcat e sigurisë kanë zbuluar një grup terroristësh ndërkohë që tentonin të kalonin kufirin nga Turqia drejt Sirisë.

Burimet shprehen se 18 militantë të organizatës terroriste janë vrarë gjatë përpjekjes për të dalë nga qyteti Nusajbin i Mardinit drejt Sirisë.

Burimet thanë se në mesin e terroristëve të vrarë gjenden edhe dy drejtues të lartë. Krahas terroristëve të vrarë një sasi e madhe armatimi është sekuestruar nga forcat turke të sigurisë.

Nga ana tjetër Prefektura e Mardinit në një deklaratë për mediat ka pohuar se në operacionet e deritanishme anti-terror në këtë qytet 263 terroristë janë vrarë, 167 barrikada janë shkatërruar dhe janë çaktivizuar 552 bomba artizanale.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit