1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vrau dhe fjeti një natë me gruan e vdekur, gjykata: 20 vite burg

Më të lexuarat

Gjykata e Tiranës dënoi me 20 vite burg një të akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, të cilën pasi e masakroi me plumba kallashnikovi fjeti një natë me trupin e pajetë.

Verdikti i fajësisë ndaj të pandehurit Ylli Mansaku, u firmos nga treshja gjykuese e kryesuar nga Regleta Panajoti. Mansaku është cilësuar fajtor për akuzën e vrasjes me dashje të gruas së tij Shpresa Mansaku dhe armëmbajtjes pa leje dhe dënuar me dy dekada heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ka përfituar ulje të një të tretës të masës së dënimit. Para se Gjykata të firmoste dënimin e tij, i pandehuri Mansaku ka kërkuar mëshirë, duke shprehur pendesë për krimin e kryer. Prokuroria kishte kërkuar që 54-vjeçari të dënohej me 17 vite heqje lirie. Ylli Mansaku akuzohet për një histori të tmerrshme horrori të ndodhur në dhjetor të 2011-ës, në fshatin Zhur të Komunës Ndroq, në periferi të kryeqytetit. Ai ekzekutoi me gjashtë plumba kallashnikovi bashkëshorten Shpresa, me të cilën kishte 35 vite martesë dhe kishin sjellë në jetë dy djem dhe një vajzë. Edhe pse burri kishte deklaruar se e kishte vrarë të shoqen nga pakujdesia, teksa po pastronte armën, Prokuroria vërtetoi gjatë hetimeve se e kishte ekzekutuar nënën e tre fëmijëve me dashje.

Mes çiftit kishte pasur grindje dhe kontradikta të forta, për shkak se Ylli Mansaku kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, madje me të dashurën flinte në një shtëpi, ku kishte gruan dhe fëmijët e vegjël. Ylli Mansaku dhe e shoqja prej 2007 jetonin të vetëm dhe shpesh gruaja ishte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht prej tij. Pasditen e 19 dhjetorit 2012, Ylli Mansaku është kthyer në shtëpi dhe ka bërë debat me gruan.

Pa hezituar ai ka marrë armën e ka qëlluar me 6 plumba, teksa ajo ndodhej në verandën e shtëpisë. Më pas e ka futur gruan e bërë shoshë nga plumbat në krevat, ka mbledhur gëzhojat dhe ka pastruar vendin. Atë mbrëmje ka fjetur në shtëpi me viktimën dhe vetëm të nesërmen pasi ka pirë dhe kafen e mëngjesit u ka rrëfyer vëllezërve se kishte vrarë të shoqen, edhe pse atyre u ka thënë se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia./AT/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit