-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vrasje në Gjakovë për motive të ulëta

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot stacioni policor në Gjakovë në ora 09:40 ka marrë informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Xhafer Lipoveci”, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vrasjen e një personi, rreth 30 vjeç.

 

Policia njofton se patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje.

Edhe mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës: A.H, kosovar/shqiptar, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.

Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç’rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, raporton Telegrafi.

I dyshuar është E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .

Deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta.

 

I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit