-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vrasja në Shkodër, 3 të arrestuar

Më të lexuarat

Tre persona janë vënë në pranga për vrasjen e vajzës së re mbrëmjen e djeshme në lokal “Argenti” në Shkodër.
 
Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës thanë se këta persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vrasje, plagosje, armë pa leje dhe kultivim droge.
 
Kështu në pranga janë vënë:
 
Mirsad Aleti, 28 vjeç, lindur dhe banues në Bërdicë, Shkodër, për vepren penale të “Vrasje me dashje”.
 
Paulin Ndoj, 22 vjec, lindur dhe banues në fshatin ”Kaçe”, rrethi Shkodër, për veprën penale “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
 
Toni Toma, 31 vjeç, lindur dhe banues në fshatin “Kaçe’, bashkia Vau i Dejës, Shkodër, për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”, “Armëbajtje pa leje”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Arrestimi i këtyre personave është bërë pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:50 tek lokal “Argenti” në vendin e quajtur Bushat, pas një konflikti për motive të dobëta është vrarë me arme zjarri Elsa Tusha, 20 vjeçe, banuese në fshatin Kaçe, si dhe janë plagosur rëndë me arme zjarri, Paulin Ndoj dhe Selim Aleti.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Toni Toma-jt janë gjetur dhe sekuestruar 80 vazo me dhe e sipër tyre disa llampa si dhe një sasi me fara të dyshuar si farë e lëndës narkotike, kanabis sativa.
 
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtjeshme./Mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit