Detaje të reja dalin në ditë nga vrasja e shqiptarit Adriatik Lagjit në Kolumbi. Ngjarja në fjalë ndodhi më 2 prill në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Sipas Hoxhës, nga rindërtimi i ngjarjes por edhe figurës së viktimës, dyshohet se vrasja është kryer për pazare të drogës. Mes të tjerash Hoxha tha se ka edhe një pistë tjetër ku po hetohet, pasi sipas tij Lagji dyshohet se ishte i përfshirë edhe në trafik klandestinësh.
Përse ka dyshime që edhe ky shqiptar mund të ketë lidhje me trafikun e drogës? Sa dimë për këtë vrasje?
Ngjarja, ka ndodhur në datën 2 prill. Pasi do kemi parasysh se ka një diferencë orari mes Shqipërisë dhe Amerikën e Jugut. Pra, nëse tani është ora 20:40, atje është 13:40 e mesditës. Familjarët e viktimës thonë se janë njoftuar në 08:00 të mëngjesit, ndërsa ngjarja mendohet se ka qenë në mesnatë. Në njoftimin e parë që ka dhënë bashkëshortja, ai ka jetuar prej më shumë se 14 vitesh në Kolumbi. Kishte edhe dokumente kolumbiane. Ai ka pasur dy emra, Adiatik dhe Andrea. Para se të shkonte atje kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Pasi shkoi në Kolumbi u murtua dhe lindi edhe një tjetër fëmijë. Sipas familjarëve Lagji ka pasur në Kolumbi një qendër interneti. Ka qenë në Shqipëri në shkruar të vitit të kaluar ka ndenjur vetëm 10 ditë. Babai dhe njerka deklarojnë se kishin 6 muaj që s’kishin folur. Por sipas tyre vëllai dhe motra, kontaktonin pothuajse çdo ditë. Sipas tyre kishte afro 1 muaj që s’kishte folur me të motrën. Kjo duhet se ka pasur një shqetësim. Ky është detaji që të lë të dyshosh që ai nuk kishte komunikuar me familjen. Ditën që ndodhi ngjarja, policia e kryeqytetit Bogota, njofton se atentati u krye nga dy autorë. Një nga metodat më të shpeshta prej tyre janë ekzekutimet me motor. Që mund të humbin fare kollaj në zonat e banuara. Njeri prej tyre ka qëlluar me pistoletë Adriatik Lagjin njëri ngiste motorin. Këtu s’kemi të bëjmë me vrasje për grabitje, por me dy plumba në kokë. Është ngjarje pa autorë. Konfirmimi që Adriatik Lagji është goditur me dy plumba u dha nga ekspertiza. identifikimin e bëri bashkëshortja kolumbiane e cila shkoi edhe në morg. Më pas ajo njoftoi edhe familjen, e cila nuk e besoi. Madje donte edhe foto të viktimës. U vunë në dispozicion nga bashkëshortja e tij. Kostot për ta sjellë trupin në Shqipëri janë të mëdha. Është kërkuar ndihmë Ministrisë së Jashtme për këtë transport. Ndërkohë si atashe policor i mbulon Atasheu i Shqipërisë, në New Yowk, që është Artan Didi. Dhe ky kontinenti është i zbuluar. Xhaxhai i viktimës, që jeton prej 13 vitesh, ka shkuar mbesa me burrin e saj, që kanë ndjekur ritet mortore. Ceremonia është bërë sipas traditës atje. Ceremonia u bë në një kishë dhe kufoma e Lagjit u pre në varrezat publike. Nga ky moment e pas ka nisur interesimi se për çfarë bëhet fjalë. Fakti se ai jetonte në Kolumbi ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje që pas fshihet trafiku i lëndëve të forta narkotike, ku shqiptarët kanë qenë aktiv në Ekuador dhe Kolumbi.
Me sa duket shumë shqiptarë jetojnë atje…
Nga përpjekjet që ka bërë policia jonë për të marrë informacion çfarë ka ndodhur atje, ka rezultuar se Lagji ka qenë i përfshirë në trafiqet e drogës dhe të klandestinëve. Kryesisht të shtetasve shqiptarët për t’i çuar në SHBA. Bëhet fjalë për shqiptarë që kaloheshin përmes Greqisë e Turqisë pastaj në Ekuador, dhe nga Kolumbia kalimi për në Panama bëhej në këmbë. E më pas transporti bëhej në drejtim të Meksikës dhe në fund në SHBA. Jo të gjitha këto përpjekje kanë rezultuar të suksesshme. Më sa flitet pagesa ka qenë në rreth 30 mijë dollarë. Ndërkohë për koincidencë ngjarja ka ndodhur jo më shumë së 1 muaj larg kapjes së një kontejneri me kokainë në Durrës që vinte nga Kolumbia. Megjithatë do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Kujtojmë se edhe një çift nga Kaçaniku u vra pak kohë më parë. Pra janë një sërë ngjarjesh që po hetohen.
Kjo rrugë e klandestinëve është një tjetër përpjekje…
Në rast se deri më tani thuhej se shumat shkojnë deri në 25 mijë dollarë, tani flitet për një shumë tjetër. Kjo i mbetet hetimit. Është fakt që fëmija i tij dhe gruaja kanë mbetur në Bogota. Familjarët e tij nuk e dinë jetën që ka bërë i afërmi i tyre. Kushtet e tyre ekonomike nuk e mundësojnë që të shkojnë atje, dhe as mundësi nuk kishin që të tërhiqnin trupin e familjarit të tyre. Mesa duket ai ka vepruar i veçuar nga familja.