14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vrasja e Ibrahim Bashës, 2 burgime të përjetshme për grupin e Lazaratit

Më të lexuarat

“Lazarati” ka zbritur sot në sallën e gjyqit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe janë marrë vendimet ndoshta nga më të ashprat në historinë e gjyqësorit shqiptar, porsa i përket pjesëtarëve të “grupit të zjarrit”, të cilët lanë të vdekur në përplasjen me armë me FSHN, efektivin Ibrahim Basha.

Gjykata ka vendosur dy burgime të përjetshme, respektivisht për Albion Aliko dhe Bajram Boci, ndërsa 150 vite burg u dhanë në total për 9 të akuzuarit e tjerë.

Vendimi trupës së gjyqtarëve u mor mes tensionit dhe debateve të ashpra të familjarëve dhe organit të akuzës, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynë për t’i nxjerrë jashtë ata.

Masat e sigurisë që vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda:

1-Albion Aliko -burgim i përjetshëm

2-Alban Aliko -20 vite burg

3-Bajram Boci – burgim i përjetshëm

4-Elvis Boci -35 vite burg

5-Elson Kasma -18 vite burg

6-Xhulio Malo -10 vjet burg

7-Klodian Selimi -13 vjet burg

8-Oltion Proko -9 vite burg

9-Dervish Gaba -15 vite burg

10-Luan Hija -15 vite burg

11-Iljaz Xhaferri -15 vite burg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit