9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

“Vrasja e grave të trajtohet me urgjencë”, qytetarë e aktivistë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë

Më të lexuarat

Dhjetëra aktivistë nga shoqëria civile dhe qytetarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë, pas rastit të fundit në Ferizaj ku vdiq një 18 vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë.Policia e Kosovës deri më tani ka arrestuar 2 persona të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares.

“Ministria i ka duart me gjak”, “ Edhe sa thirrje të humbura?”, “Prokurorët i kanë duart me gjak”, “Kush na mbron prej Qeverisë?”, “ Mos i mbroni vrasësit”, “Krejt vrasësit e grave po iu dalin recidivista”, “Mos i lëshoni kriminelët me procedurë të rregullt”, ishin disa nga thirrjet e parullat e protestuesve.

Gjatë kësaj proteste njëra nga aktivistet, në emër të të gjithë protestueseve kërkoi monitorim dhe sanksionim të gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës.

“Kërkojmë monitorim sanksionimi të gjykatësve dhe prokurorëve të Kosovës që nuk i trajtojnë raste sipas kodit penal të Kosovës dhe konventës së Stambollit. Kërkojmë llogaridhënie nga këshilli gjyqësor e prokurorial i Kosovës dhe inspektorëve Policor për këto raste të shkeljes. Plan konkret nga qeveria e Kosovës me bazë ligjore. Monitorim, sanksionim, shkarkim. Drejtësi për gratë e vrara”, u shpreh ajo.

Protesta vazhdoi deri tek Qeveria e Kosovës.

 

 

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit