6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vrasin dadon dhe bëjnë akt të turpshëm pranë saj …trupin e djegin (Foto)

Më të lexuarat

Një çift i akuzuar për vrasjen e dados së tyre franceze ka kryer marrëdhënie seksuale pranë trupit të vdekur sipas një gjykate angleze.

Sabrina Kouider, 35 vjeç, i tha jurisë në Bailey se ajo po qante kur partneri i saj, Ouissem Medouni, u kënaq duke kryer marrëdhënie seksuale me të pas vrasjes së Sophie Lionnet në banesën e tyre në Wimbledon, South West London.

Ajo ka fajësuar bashkëshortin për vrasje të 21-vjeçares në banjë, në një ngjarje që ka ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. Pasi trupi i dados u gjet në një zjarr të madh në kopshtin e tyre, Kouider tha se gënjeu policinë me udhëzimet e saj.

Nën pyetjet e kryqëzuara, Kouider tha: “Gjithçka që bëra, e bëra për të. Ai donte të bënte marrëdhënie seksuale me mua. Jam e tronditur kur flas për këtë, është e turpshme.”

Gjykatësi pyeti: “Ju po sugjeroni se z. Medouni ishte këmbëngulës për të bërë seks me ju kur Sophie ishte shtrirë e vdekur në shtrat dhe kjo është e pakuptimtë.”

Kouider u përgjigj: “Unë i thashë: ‘Çfarë po bën?’ Kur mbaroi ai tha se ishte i stresuar”.

E pyetur nëse ajo po pretendonte për përdhunim, ajo tha: “Unë isha e tronditur, nuk u tregova vetvetja, nuk i thashë” Mos e bëj”, por unë qaja, ndërkohë që po bënim seks.”

Gjykatësi Pownall tha: “Unë sugjeroj se kjo është një shpikje e imagjinatës tuaj.” Kouider u përgjigj: “Nuk është imagjinata ime, është e vërteta.”/GSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit