0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Vrasësit ekonomikë kanë vënë në shënjestër ekonomitë në zhvillim si Turqia”

Më të lexuarat

“Nuk kam asnjë dyshim se ka vrasës të porositur ekonomikë që kanë vënë në shënjestër ekonomitë në zhvillim si Turqia”, tha John Perkins

 

“Vrasësit ekonomikë të porositur” (Hitmen) kanë vënë në shënjestër ekonomitë në zhvillim si Turqia, tha John Perkins, ekonomist dhe autor i librit “Rrëfime të një vrasësi ekonomik të porositur” (Confessions of an Economic Hit Man).

“Nuk kam asnjë dyshim se ka vrasës të porositur ekonomikë që kanë vënë në shënjestër ekonomitë në zhvillim si Turqia”, tha Perkins në një intervistë për Anadolu Agency (AA).

“Këto ditë, ata punojnë për shumë qeveri të ndryshme, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara. Ata gjithashtu punojnë për çdo korporatë të madhe. Ata vendosin një vend kundër tjetrit për të rregulluar përfitime të mëdha tatimore, norma pagash dhe kushte të tjera të punës, si dhe politika të shumta të tjera që u japin dobi kompanive të tyre, por dëmtojnë popullin e vendit”, tha ai.

Ai shtoi se Turqia mund të përdorë burime të reja të financimit të jashtëm, duke diversifikuar mundësitë e veta.

“Do ta inkurajoja Turqinë të qëndrojë larg FMN-së. Sot ka shumë opsione të tjera, si ai nga Katari. Vendet si Turqia duhet të përdorin këto oferta, duke e detyruar FMN dhe institucionet e tjera financiare nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, Turqia do të ketë shumë mundësi për të arritur marrëveshje më të mira. Ajo duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të shmangur borxhin e huaj”, theksoi Perkins.

“Mund të them se tregjet në zhvillim duhet të qëndrojnë të forta kundër borxhit. Vendet si Islanda, Argjentina dhe Ekuadori japin një shembull se si mund të bëhet kjo. Këshilla ime për vendet me treg në zhvillim është se ata bashkohen, refuzojnë të paguajnë borxhet që janë marrë padrejtësisht, nëpërmjet korrupsionit, ose nga qeveritë që nuk janë mbështetur nga qytetarët”, tha më tej Perkins.

“Vendet si Turqia patjetër duhet të negociojnë me Rusinë, Kinën, vendet e Gjirit, etj. Unë nuk mendoj se ata domosdoshmërisht duhet të formojnë aleanca, por duhet të përdorin avantazhet që këto vende i ofrojnë për të arritur marrëveshje që janë shumë më të dobishme për popullin e tyre”, shtoi Perkins.

Bashkësia ndërkombëtare ta kthejë në arsye të shëndoshë administratën amerikane

Ai gjithashtu kritikoi hapat e politikës së jashtme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Duket se presidenti Trump është përcaktuar për të prishur marrëdhëniet tradicionale ndërkombëtare dhe ekonominë globale. Siç e dini mirë, Turqia nuk është i vetmi vend ku ka imponuar sanksione dhe tarifa. Politikat e tij janë jashtëzakonisht të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe gjithë botën”, tha ai.

Perkins theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të punojë së bashku për të ktyer administratën amerikane në arsye të shëndoshë.

Ai vë në dukje se “vrasësit ekonomikë janë shumë më të përhapur sot se, për shembull, në vitet 1970”, kur ai ishte krye ekonomist në firmën kryesore konsulente ndërkombëtare Chas. T. Main.

“Kur e bëja atë punë, ishte relativisht e përgjithshme. Ne donim të bënim fitime dhe të fitonim kontrollin e burimeve për korporatat amerikane. Zakonisht, kompanisë sime nuk i interesonte cilat korporata i bënin këto fitime, përderisa ne ishim të sigurtë se luanim rol këshillues gjatë gjithë procesit. Sot, ka ende njerëz me një punë si e imja. Më shumë në ditët e mia”, tha ai.

“Përveç kësaj, çdo korporatë e madhe ndërkombëtare, nga Walmart e deri te Nike dhe Exxon, ka versionin e vet të vrasësve të porositur ekonomikë. Ata përpiqen të arrijnë marrëveshje që përfitojnë prej tyre dhe zakonisht dëmtojnë vendin. Për më tepër, sot ka vrasës ekonomikë nga shumë vende të tjera, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën. Globalizimi ka krijuar mundësi të mëdha për vrasës ekonomikë në mbarë planetin”, shtoi Perkins.

Perkins thotë se ka këshilluar Bankën Botërore, Kombet e Bashkuara, FMN-në, Departamentin e Thesarit të SHBA-së, si dhe korporatat Fortune 500 dhe udhëheqësit e vendeve në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Lindjen e Mesme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit