1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vrasësi i Brindizit mund të jetë në Shqipëri

Më të lexuarat

Autori i tragjedisë së Brindizit mund të jetë në Shqipëri.

Këto janë dyshimet e policisë italiane, e cila mendon se personi që shpërtheu bombën para një shkolle në Brindizi ka udhëtuar me traget drejt vendit tonë.

I dyshuari kryesor për atentatin me bombë në oborrin e shkollës “Morvillo-Falcone” është Klaudio Strada, një teknik televizorësh.

Mediat italiane e kanë cilësuar si të mundshme pistën e ngritur nga prokuroria duke e lidhur me faktin se i dyshuari ishte martuar me një grua nga Europa Lindore.

Në shpërthimin pranë shkollës që mban emrin e gjykatësit antimafia Xhovani Falkone, mbeti e vrarë një nxënëse 16-vjeçare, Melissa Bassi.

Ngjarja ndodhi në prag të 20-vjetorit të vdekjes së Xhovani Falkones, i cili u vra sa bashku me të shoqen dhe grupin që e shoqëronte në 23 maj 1992. / G.N./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit