7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Vrapoi të takonte Salahun, theu hundën dhe u bë i famshëm

Më të lexuarat

“Ej, shiko, është Salah!”. Kështu duhet të ketë nisur, pak a shumë, historia që preku rrjetin. Të shtunën, “Faraoni” po udhëtonte me automjetit e tij personal nëpër rrugët e Liverpoolit, duke iu gëzuar fitores së parë në kampionat kundër Norwichit, kur një fëmijë 11 vjeç e njohu dhe nisi të vraponte drejt tij.

Historia përfundoi me një fotot ku Salah shfaqet duke qeshur, ndërsa vogëlushi, një tifoz me emrin Louis, ishte i gjakosur dhe me lot në sy, sa nga emocionet e sa nga dhimbja.

Sepse, për të takuar idhullin e tij, nga nxitimi u përplas me një shtyllë ndriçimi, duke thyer hundën. Të paktën kështu dyshohet.

“Salah ishte shumë i disponueshëm, – tregoi babai i Louisit. – I erdhi shumë keq për atë që ndodhi dhe tregoi dhembshuri për djalin, duke e bërë që të ndihej më mirë. Sulmuesi doli nga makina dhe bëri që djaloshit t’i plotësohej të paktën një ëndërr e vogël: të realizonte një foto me kampionin. Veçse nuk e dinte që kjo foto do ta bënte të famshëm në të gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit