1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vrapimi parandalon sëmundjet kardio-vaskulare

Më të lexuarat

Per nje kohe te gjate shkencetaret jane marre me kete ceshtje. Qe ne moshe te re duhen nxitur femijet qe te merren me aktivitete fizike, per te parandaluar semundjet kardio-vaskulare ne moshe madhore. Po si t’i nxisim ata, sidomos gjate adoleshences, qe te kryejne aktivitete sportive si vrapimi.

Nje lajm i mire vjen nga disa kerkues angleze dhe amerikane, qe kane zbuluar se vrapimet e shkurtra jane nje alternative shume e mire per te permiresuar rrezikun e semundjeve kardio-vaskulare. Pergjate shtate javeve, tri here ne jave, ata kane eksperimentuar me rreth tridhjete adoleshente, ku te ndare ne grupe ata kryenin aktivitete fizike, si vrapime qe zgjasnin 20 minuta ose sprinte te shkurtra me gjatesi prej njezet metrash.

Ketyre dy grupeve iu maten peshen, tensionin, frymemarrjen, kolesterolin, para fillimit te aktiviteteve. Dhe si perfundim u pa se te dy tipet e aktiviteteve i ulen ndjeshem rreziqet e semundjeve kardio-vaskulare, por duhet thene se grupi i adoleshenteve te vrapit kaloi me shume kohe ne kete aktivitet (rreth 420 minuta) perkundrejt grupit te sprintit (63 minuta).

Si pasoje, kerkuesit qe e botuan kete eksperiment ne gazeten amerikane Human Biology, vleresuan se adoleshentet ishin me te interesuar ndaj sprinteve, duke qene se kalonin me pak kohe duke u marre me aktivitete fizike dhe njekohesisht kishin rezultat. Jogging, sprint, ecja apo sportet e tjera, ajo cka eshte e rendesishme eshte qe te merresh me nje aktivitet fizik qe te ben te ngrihesh nga karrigia. Sipas nje studimi bere kohet e fundit, ata qe punojne ulur per me shume se gjashte ore ne dite i ulin ndjeshem vitet e jetes./IKB/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit