Sipas menaxherit të qendrës së votimit në Nekoc, Agim Gashit, “shumë persona” janë lejuar të votojnë edhe pse llambat kanë treguar për shenja të “sprejit” në gishtat e tyre.
Menaxheri i qendrës së votimit në Nekoc, Agim Gashi, tha se shumë personave kur janë kontrolluar me llambën ultra-vjollcë gishtat u kanë dalë me sprej.
Sipas Gashit, personave që u ka dalë shenja e sprejit në gisht u janë marrë të gjitha shënimet personale, janë evidentuar dhe janë lejuar të votojnë.
Gashi tha se nuk e di saktë sa është numri i këtyre personave.
Në komunën e Drenasit sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Komunës.
Në garë janë kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.