Pyetje: Ç’duhet të bëjnë ato gra të cilat i zë Ramazani, pa plotësuar akoma agjërimin e ditëve të lëna nga Ramazani i kaluar?
Përgjigje: Këto gra duhet të pendohen sinqerisht për këtë vepër dhe të kërkojnë falje nga Allahu i Lartësuar, sepse vonimi pa arsye i zëvendësimit të ditëve të lëna, deri në ardhjen e Ramazanit tjetër është kategorikisht i ndaluar. Aishja, radijAllahu anha, thotë: “Në disa raste, nuk kam patur mundësi që t’i agjëroja ditët e lëna nga Ramazani, përveçse në Shaban.” (Pra, një muaj para Ramazanit tjetër)
Sidoqoftë, këto gra duhet t’i zëvendësojnë ditët e lëna nga Ramazani i parë, menjëherë pas Ramazanit të dytë.”
Përgjigjet Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!)
Libri “Pyetje dhe përgjigje mbi çështjen e gruas në Islam”