Me javë të tëra qytetarë të shumtë janë të detyruar të presin për t’u pajisur me patentë shoferë.
Kjo vonesë, siç thanë ata, po ndodhë si pasoj e mungesës së letrës për prodhimin e këtij dokumenti.
Sylejman Topanica erdhi të enjten në Zyrat e Regjistrimit Civil në Prishtinë, me idenë se leja e qarkullimit i është bërë gati, mirëpo edhe pas më shumë se dy muaj dorëzimi, ende nuk ka arritur të pajiset me këtë dokument.
“Shumë gjatë është. Arsyeshmëria që s’ka letër është e padrejtë, përpara i kemi paguar dokumentacionin mandej kemi ardh me marr. Për një muaj e gjysmë më shumë se pesë herë jam ardh”, theksoi Sylejman Topanica
E mos-posedimi i e patentë-shoferëve, qytetarëve po u shkakton probleme të mëdha.
“Para një muaj e pak ditë. Para dy javë dite kam paguar 45 euro dënim policisë në Shkup, kur ja kam dorëzua patentë shoferin është me datë të skadimit, që një muaj e pak ditë e kam dorzu sot erdha prapë se ka me shku për rrugë prapë nuk është leja gatshëm e prapë e kem dënimin të polici”, tha Abdurrahim Gashi.
Në anën tjetër Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme, nëpërmjet postës elektronike ka thënë se vonesat për pajisjen e qytetareve me patentë-shofer ndodh si pasojë e vëllimit të madh të aplikimeve për këtë dokument, por edhe të vazhdimit të afatit të vlefshmërisë të këtij dokumenti.
Siç thonë në MPB, kjo po bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas radhës së aplikimit dhe duke u angazhuar që në afat kohore sa më të shpejtë të mundshëm t’i pajisim të gjithë aplikantët./rtk