-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Volkswagen zbret në Detroit me Golf R

Më të lexuarat

Volkswagen ka prezantuar planet e kompanisë, duke pranuar se së shpejti do të prezantoj Golf R në panairin e veturave në panairin ndërkombëtarë që do të mbahet në Amerikë. I dizajnuar për të qenë Golfi më i mirë në treg, ky model ka karrocerinë aerodinamike, fellne 18 inç dhe dy dyer.
Sa i përket kabinës, është e pajisur me karrige sportive të lëkurës, timon të fibër karbonit dhe pedale të gjëra. Në të është futur edhe një monitor 5.8 inç që është i ndjeshëm në prekje, ku përmes së cilit mund të kontrollohet e gjithë vetura.
Fuqia motorike vjen nga motori ime 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 290 kuaj fuqi. Dhe këto performansa i ndihmojnë këtij Golfi të arrij shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.9 sekonda.
Kur është fjala për tërheqjen motorike të kësaj veture, Golf R është i pajisur me sistemin 4MOTION dhe diferencialin XDS, që i mundëson të bëj tërheqje me të katër rrotat.
Kjo veturë sportive pritet të jetë e disponueshme në tregun amerikan gjatë verës së vitit të ardhshëm, ndërsa çmimi i tij ende nuk dihet./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit