Divizioni i Volkswagen në Holandë transmetoi një spot televiziv në prill, ku u kërkonte ndjekësve të faqes që të jepnin idetë e tyre se çfarë pajisjesh mund të përmirësonin duke përdorur teknologjinë nga makinat autonome të Volkswagen.
Nga gjithë ato ide që u dhanë nga njerëzit, spikati një koment nga një fans, i cili sugjeroi që Volkswagen duhet të krijojë një karrocë për fëmijë që të lëvizë në mënyrë autonome. Dhe Volkswagen ia plotësoi dëshirën.
Kompania ka krijuar një karrocë për fëmijë me të njëjtët sensorë kontrolli të përdorur tek makinat Golf. Këto sensorë ndihmojnë karrocën për fëmijë që të ndjekë prindërit, kështu ata nuk kanë pse ta shtyjnë atë, apo të shqetësohen se mos përplaset me ndonjë objekt.
Volkswagen Stroller from ACHTUNG! on Vimeo.