Një konflikt me armë është raportuar në orët e para të së martës, në një bilardo në qytetin e Vlorës.
Sipas burimeve policore, katër të rinjtë e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendngjarja pas të shtënave me armë.
Policia ka mundur të ndalojë dhe të shoqërojë në komisariat dy prej tyre dhe po punon për të zbardhur motivet e ngjarjes, që për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.